Paradite veshi fanellën e Kosovës për herë të parë, pasdite stërvitet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Florent Hadërgjonaj sot ka kryer stërvitjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe është gati që të debutojë me fanellën e Kosovës Kombëtarja e Kosovës në qershor do të luajë me Malin e Zi dhe Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Periskopi. Për këto dy takime është ftuar edhe Florent Hadërgjonaj, i […]
Kombëtarja e Kosovës në qershor do të luajë me Malin e Zi dhe Bullgarinë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020, shkruan Periskopi.
Për këto dy takime është ftuar edhe Florent Hadërgjonaj, i cili javë më parë i tha ‘PO’ Kosovës, edhe pse për shumë vite përgjigjia e tij ishte ‘PJO’ pasi më shumë preferonte Zvicrën.
Tani, mbrojtësi i Huddersfield mezi pret që të luajë me fanellën më të bukur në botë atë të Kosovës.
“Fanella e Kosovës për mua është diçka shumë e veçantë, prandaj me padurim pres ta luaj ndeshjen e parë, e cila do të jetë shumë emocionuese si për mua ashtu edhe për familjen time”, tha sot Hadërgjonaj.

Florenti ka filluar menjëherë përgatitjet për këto dy ndeshje dhe pasdite ka qenë në stadiumin Fadil Vokrri ku ka kryer një seancë stërvitore së bashku me 5 futbollistë tjerë.
Ndryshe, grumbullimi i plotë i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e qershorit do të jetë të dielën më 2 qershor. /Periskopi/












