Panik te Barça – Messi në debat të tensionuar në autobusin e skuadrës pas humbjes mbrëmë

Sezoni i Barcelonës përfundoi me zhgënjim të shtunën mbrëma, kur u mposht 2-1 nga Valencia në finale të Copa del Rey nga Valencia. Golat në pjesën e parë nga Kevin Gameiro dhe Rodrigo ia siguruan “Los Che” një avantazh prej dy golave në pjesën e parë, me blaugranët që nuk mundën të bëjnë më shumë […]
Golat në pjesën e parë nga Kevin Gameiro dhe Rodrigo ia siguruan “Los Che” një avantazh prej dy golave në pjesën e parë, me blaugranët që nuk mundën të bëjnë më shumë se të shënojnë një herë me anë të Lionel Messit, shkruan Periskopi.
Më pak se një muaj më parë, Barça po e ëndërronte tripletën, por e përfundoi sezonin me vetëm një trofe të fituar, atë të La Ligas.
Sipas raporteve, nuk u desh të kalonte shumë kohë që lojtarët ta kuptonin situatën e vështirë në të cilën ishin futur.

Gazeta spanjolle “AS” sugjeron se lojtarët seniorë, të udhëhequr nga Messi, mbajtën “takim krize” në pjesën e pasme të autobusit, derisa po ktheheshin në shtëpi pas humbjes mbrëmë.
Thuhet se figura me autoritet, përfshirë Gerard Piquen dhe Luis Suarezin, menjëherë u ulën për të gjetur përgjigje rrugës për në aeroport.
Dëshmitarët thonë se debati ishte i tensionuar dhe se “u bë aq i tensionuar sa që ata qëndruan në autobus për ta vazhduar debatin madje edhe pasi arritën në aeroport.”
Lojtarët dhe stafi të cilët nuk ishin pjesë e mbledhjes u desh të prisnin edhe për 10 minuta, para se të bashkoheshin. /Periskopi.com/













