Pamjet e lojtarëve të Liverpoolit duke kënduar himnin e klubit pas ndeshjes mbrëmë nuk duhet humbur

Liverpooli ka arritur të bëjë disa rikthime sensacionale në Evropë ndër vite. Në finalen e vitit 2005 në Champions League, “Të Kuqtë” arritën të bëjnë mrekullinë duke barazuar rezultatin pasi ishin në disavantazh prej 3-0, për ta fituar ndeshjen në penallti pastaj, transmeton Periskopi. Dhe më 2016, Liverpooli shënoi një gol të fitores në minutën […]
Në finalen e vitit 2005 në Champions League, “Të Kuqtë” arritën të bëjnë mrekullinë duke barazuar rezultatin pasi ishin në disavantazh prej 3-0, për ta fituar ndeshjen në penallti pastaj, transmeton Periskopi.
Dhe më 2016, Liverpooli shënoi një gol të fitores në minutën e fundit kundër Borussia Dortmundit për ta fituar ndeshjen 4-3 në përballjen e dytë të çerekfinales së Europa Leagues.
Por asnjëra nuk krahasohet me fitoren 4-0 mbrëmë kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Skuadra nga “Merseyside” kishte nevojë për mrekulli pasi ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 3-0, por të pamundurën arriti ta bëjë falë dy golave nga Divock Origi dhe dy të tjerëve nga Gorginio Wijnaldum.
Askush nuk e kishte pritur këtë rezultat dhe të gjithë mbetën gojëhapur pas vërshëllimës së fundit në “Anfield”.
Pamjet e lojtarëve duke kënduar himnin e klubit, “You’ll Never Walk Alone” njëzëri me fansat janë diçka që do të mbahen mend për një kohë të gjatë.
Secili lojtar ishte jashtëzakonisht emocional dhe tani pamje të reja janë publikuar ku shihet fytyra e secilit futbollist.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Goosebumps every time I watch this. Look how much it means to Fabinho. ? pic.twitter.com/Crm6pefTrP
— Samuel (@VintageSalah) May 8, 2019












