Pamjet “brenda ‘Anfieldit'” tregojnë skena brilante nga triumfi sensacional i Liverpoolit kundër Barçës

Pas fitores së vështirë të Manchester Cityt kundër Leicester Cityt të hënën në Premier League, fansat e Liverpoolit filluan të pranojnë faktin se mund të përfundojnë sezonin pa trofe. Në ligë, ata ishin një pikë larg Cityt, derisa në Champions League kishin një disavantazh prej 3-0 kundër Barcelonës nga përballja e parë gjysmëfinale e kompeticionit, […]
Pas fitores së vështirë të Manchester Cityt kundër Leicester Cityt të hënën në Premier League, fansat e Liverpoolit filluan të pranojnë faktin se mund të përfundojnë sezonin pa trofe.
Në ligë, ata ishin një pikë larg Cityt, derisa në Champions League kishin një disavantazh prej 3-0 kundër Barcelonës nga përballja e parë gjysmëfinale e kompeticionit, transmeton Periskopi.
Mirëpo, “Të Kuqtë” arritën të shkaktojnë befasi të dorës së parë, duke triumfuar në mënyrë sensacionale me rezultat 4-0 në përballjen e dytë.

Tani, ajo që e kemi pritur të gjithë është publikuar, pamjet e famshme “brenda ‘Anfieldit’.”
Llogaria zyrtare e klubit në rrjetet sociale publikon pamje “brenda ‘Anfieldit’,” pas secilës ndeshje dhe episoda e fundit sapo është publikuar.
Nuk ka komentim, vetëm zhurma e jashtëzakonshme nga turma.
Tregon golat nga kënde të ndryshme dhe gjithashtu festimet brenda dhe jashtë fushës dhe në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
This is the best ten minutes you’re going to spend today, believe me. pic.twitter.com/7KzATAwlhG
— ?????✨ (@MaebyKate) May 9, 2019












