Ndeshjet që zhvillohen sot në Superligë – e gjithë vëmendja në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina dhe Llapi sot takohen në ”Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e kosovës në futboll. Kryeqytetasit aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 69 pikë, por me goldallim më të dobët se Llapi, që zë pozitën e dytë, shkruan Periskopi. Feronikeli […]
Prishtina dhe Llapi sot takohen në ”Fadil Vokrri” me fillim nga ora 16:00, në kuadër të javës së 31-të në Superligën e kosovës në futboll.
Kryeqytetasit aktualisht pozicionohen në vendin e tretë në tabelën e Superligës me 69 pikë, por me goldallim më të dobët se Llapi, që zë pozitën e dytë, shkruan Periskopi.

Feronikeli prinë me 71 pikë, derisa gara për titull duket se do të mbetet e hapur deri në fund të edicionit.
Takimet tjera që zhvillohen sot janë ato ndërmjet Lirisë dhe KEK-ut dhe Feronikeli-Drita.
Të gjitha përballjet fillojnë nga ora 16:00. /Periskopi.com/












