Nata magjike e Tottenhamit në Amsterdam – ja me çfarë note u vlerësua heroi i mbrëmjes

Tottenhami ka arritur të bëjë atë që e bëri Liverpooli mbrëmë – të përmbysë rezultatin kundër Ajaxit dhe të kalojë në finale të Champions Leagues. Lucas Moura ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar të tre golat që i kualifikuan londinezët në finale, shkruan Periskopi. Sulmuesi brazilian realizoi në minutat 55′, 59′ dhe 90′, për t’i “anuluar” […]
Tottenhami ka arritur të bëjë atë që e bëri Liverpooli mbrëmë – të përmbysë rezultatin kundër Ajaxit dhe të kalojë në finale të Champions Leagues.
Lucas Moura ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar të tre golat që i kualifikuan londinezët në finale, shkruan Periskopi.
Sulmuesi brazilian realizoi në minutat 55′, 59′ dhe 90′, për t’i “anuluar” shënimet e Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech në minutat 5′ dhe 35′.
Pas përfundimit të ndeshjes, “Whsocored” ka dalë me vlerësimet e lojtarëve.
⚽️⚽️⚽️ Hat-tricks for Tottenham in #UCL
Oct 2010 – Gareth Bale v Inter (A)
Sept 2017 – Harry Kane v Apoel Nicosia (A)
May 2019 – Lucas Moura v Ajax (A) pic.twitter.com/a0lURDF4va— Sky Sports Statto (@SkySportsStatto) May 8, 2019
Moura ka marrë notën maksimale (10) nga gjiganti i statistikave për paraqitjen perfekte.
Dele Alli, i cili bëri dy asistime, është vlerësuar me notën 7.6.
Në anën tjetër, portieri i Ajaxit, Andre Onana ka marrë vlerësimin më të ulët, 5.7.
Shikoni më poshtë vlerësimet e plota. /Periskopi.com/













