Mustafa: Berisha nuk ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit e as Thaçi i Vuçiqit

Mustafa: Berisha nuk ishte bashkëpunëtor i Millosheviqit e as Thaçi i Vuçiqit

Ish-kryeministri Isa Mustafa, debatin që është bërë tash e sa ditë mes presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha e ka konsideruar si të dëmshëm dhe të panevojshëm. Ai thotë se sulmet mes të dyve nuk nxjerrin një të vërtetë, ndërsa për të dy liderët tha se nuk i njeh në atë mënyrë […]

Ish-kryeministri Isa Mustafa, debatin që është bërë tash e sa ditë mes presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha e ka konsideruar si të dëmshëm dhe të panevojshëm.

Ai thotë se sulmet mes të dyve nuk nxjerrin një të vërtetë, ndërsa për të dy liderët tha se nuk i njeh në atë mënyrë si ata e kanë cilësuar njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Miq të nderuar,

Sulmet ndërmjet Presidentit Thaçi dhe ish Presidentit të Shqipërisë, Berisha, nuk nxjerrin një të vërtetë. Si të tilla i konsideroj të dëmshme dhe të panevojshme.

Duhet të mendohesh mirë e ti thuash ish Presidentit të Shqipërisë dhe ish Kryeministrit, Sali Berisha se ishte bashkëpunëtor i Serbisë dhe i Millosheviçit. Askush nuk të beson dhe në këtë askush merr pjesë edhe vet Presidenti Thaçi. Nuk është me rëndësi të gjurmojmë se kur dhe çfarë kanë thënë njëri për tjetrin, dhe si e kanë ngritur shoqishoqin në piedestal, por edhe ne të tjerërt e njohim edhe Sali Berishën edhe Hashim Thaçin.

z. Sali Berisha, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë ka bërë të mundurën e të pamundurën për ta ndihmuar dhe përkrahur Kosovën. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, sa isha ministër i Qeverisë Bukoshi, në ekzil, për Kosovën ka qenë e hapur çdo derë e Qeverisë dhe Presidencës shqiptare me Sali Berishën; ka qenë në dispozicion tonin e tërë diploacia shqiptare, ministër, ambasadë e ambasador. Kjo ka vazhduar edhe pas luftës. Prandaj Sali Berisha ka qenë, është dhe mbetet një monument i pavarësisë së Kosovës.

Do të fitoja, ndoshta, ndonjë aplauzë nga një numër i njerëzve në Kosovë nëse Presidentin Thaçi e cilësoj si bashkëpunëtor të Vuçiqit dhe si njeri që po e shet Kosovën. Unë nuk e kam njohur si të tillë, prandaj nuk mund ti them, veç se e do pazari. Nuk jemi në Pazar të plaçkave, por në një moment shumë delikat që po kalon vendi ynë. Kështu që cilësimet nuk janë çështje personale, por ato u adresohen institucioneve që përfaqësojnë individët.

Presidentit Thaçi ia kam thënë edhe personalisht dhe e ka thënë gati tërë Kosova, publikisht, se diskursi i tij politik për korrigjim të kufijve është i shumë i gabueshëm dhe i papranueshëm. Ai duhet të korrigjohet. Nëse jo do ta ketë veten në qafë, jo të tjerët.

Prandaj kot shahemi e ofendohemi, sepse një zgjidhje e tillë nuk kalon, ajo është e papranueshme. Dhe kjo duhet të na mjaftojë.

Kosova dhe Shqipëria duhet të respektohen në mënyrë të ndërsjell. Sa u përket punëve tona, ne i dimë ato më mirë sesa Shqipëria; dhe Shqipëria i di punët e veta më mirë sesa Kosova. Por ne kemi nevojë të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të bashkëpunojmë mbi baza të barabarta dhe të respektit reciprok.
Jemi mjaftë të pjekur për të evituar cilësimet degraduese deri edhe me emra kafshësh. IM

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit