Mourinho tregon planin që e kishte mbajtur Messin të ”burgosur” në ndeshjen Inter-Barcelona më 2010

Jose Mourinho i ka shpjeguar taktikat e tij që e mbajtën Lionel Messin të ”burgosur”, në fitoren e Interit kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions Leagues, nëntë vite më parë. Skuadra e Pep Guardiolas ishte në pikën më të lartë të formës para gjysmëfinaleve, por Interi arriti t’i mposhtë blaugranët, të cilët patën posedim më […]
Skuadra e Pep Guardiolas ishte në pikën më të lartë të formës para gjysmëfinaleve, por Interi arriti t’i mposhtë blaugranët, të cilët patën posedim më të mirë, transmeton Periskopi.
Interi fitoi ndeshjen e parë 3-1 në ”San Siro”, para se të mposhtej 1-0 në ”Camp Nou”, derisa italianët vazhduan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 3-2.
Tani, Mourinho ka shpjeguar si e ndali Messin, i cili atë kohë po luante në krahun e djathtë.

”Situata për ne ishte shumë e qartë, e cila ishte se [Messi] nuk mund të luante i vetëm kur të futet në mes vijave,” shpjegoi tekniku portugez.
”Kështu që ky lojtar [Cambiasso] duhet ta kontrollojë totalisht këtë zonë, gjithmonë duhet të jetë në komunikim me mbrojtësin e majtë.
”Është një moment kur ai bëhet i juaji dhe unë qëndroj në zonë, por nëse në një moment të caktuar t’i tërhiqesh nga një pozitë tjetër dhe Messi futet në këto pozita mes vijave, ju duhet të shkoni.
”Por pastaj nëse vendosni të shkoni, duhet ta markoni [Dani] Alvesin. Kështu që është një kombinim i ideve, por gjithçka varej nga mos lejimi i hapësirave për Messin.”
Pas ndeshjes, shtypi italian i cilësoi taktikat e Mourinhos kundër Messit si ”burgosje” për argjentinasin. /Periskopi.com/












