Momenti kur Zhegrova e la të shtrirë kundërshtarin në fushë me këtë lëvizje kundër Xamaxit

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një paraqitje të rrallë nga minuta e parë për Baselin së fundmi kundër Xamaxit. Më 25 maj, Baseli mposhti në terren të vetë Xamaxin me rezultat 4-1, falë golave nga Samuele Campo (2), Bias Riveros dhe Julian Vonmous, transmeton Periskopi. Zhegrova luajti për 90 minuta derisa ishte […]
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një paraqitje të rrallë nga minuta e parë për Baselin së fundmi kundër Xamaxit.
Më 25 maj, Baseli mposhti në terren të vetë Xamaxin me rezultat 4-1, falë golave nga Samuele Campo (2), Bias Riveros dhe Julian Vonmous, transmeton Periskopi.
Zhegrova luajti për 90 minuta derisa ishte rrezik konstant për kundërshtarin, pavarësisht mendjemadhësisë së tepruar që e tregon me raste.
Moment që vlen të ceket ai është ai i minutës së 27-të, kur godet topin më shumë se që duhet, gjë që nxiti kundërshtarin të besojë se mund t’ia largojë anësorit kosovar nga këmbët.
Mirëpo, me një prekje të shpejt ai eviton kontaktin, duke e lënë të shtrirë mbrojtësin e Xamaxit në krahun e djathtë.
Shikoni videon e mëposhtme nga minuta 4:00. /Periskopi.com/












