Momenti kur kosovari shënon gol dhe ndihmon skuadrën ta fitojë Super Kupën në Itali

Mbrojtësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati po vazhdon të tregojë paraqitje të mira me grupmoshat e reja të Bolognas, shkruan Periskopi. 20-vjeçari u përfshi në ndeshjen e Super Kupës Primavera kundër Pescaras, derisa skuadra e tij triumfoi me rezultat 5-1. Kastrati shënoi në minutën e 73-të, për 4-0, kur pas një krosimi […]
Mbrojtësi i ri i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati po vazhdon të tregojë paraqitje të mira me grupmoshat e reja të Bolognas, shkruan Periskopi.
20-vjeçari u përfshi në ndeshjen e Super Kupës Primavera kundër Pescaras, derisa skuadra e tij triumfoi me rezultat 5-1.
Kastrati shënoi në minutën e 73-të, për 4-0, kur pas një krosimi nga këndorja u krijua rrëmujë në zonë, nga ku përfitoi Kastrati.
Shikoni golin e Kastratit në videon e mëposhtme nga minuta 1:15.
Përndryshe, Kastrati ka dy paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës. /Periskopi.com/












