Milani bën lëvizjen e madhe, kontakton trajnerin e njohur

Presidenti i Milanit, Ivan Gazidis, raportohet se e ka kontaktuar Max Allegrin për ta verifikuar nëse italiani do ta provonte edhe një herë fatin në “San Siro”. Sipas “Tuttomercatoweb”, Gazidis kontaktoi Allegrin në disa ditët e fundit për të pyetur rreth disponueshmërisë së tij, transmeton Periskopi. Do të ishte rikthim për Allegrin, i cili ka […]
Presidenti i Milanit, Ivan Gazidis, raportohet se e ka kontaktuar Max Allegrin për ta verifikuar nëse italiani do ta provonte edhe një herë fatin në “San Siro”.
Sipas “Tuttomercatoweb”, Gazidis kontaktoi Allegrin në disa ditët e fundit për të pyetur rreth disponueshmërisë së tij, transmeton Periskopi.

Do të ishte rikthim për Allegrin, i cili ka qenë në drejtim të skuadrës nga viti 2010 deri më 2014, kur u shkarkua nga Presidenti i atëhershëm, Silvio Berlusconi.
“Scudetto” e fundit nga “Rossonerët” u fitua me Allegrin në stol, në edicionin 2010/11/, derisa ai fitoi edhe Super Kupën atë vit.
Ai vazhdoi te Juventusi pastaj ku fitoi pesë trofe rresht në Serie A, por është konfirmuar se nuk do të jetë më trajner i “Zonjës së Vjetër” nga edicioni i ardhshëm. /Periskopi.com/












