Mike Dean dhuroi spektakël të vërtetë në tribuna gjatë ndeshjes së playoffit në Angli

E vështirë ta gjejmë çfarë kemi bërë diçka aq të mirë në jetë për ta merituar Mike Deanin… Gjyqtari karizmatik i Premier Leagues ka zhvilluar një kult që ka ardhur si rrjedhojë e sjelljeve të pazakonta të tij, shkruan Periskopi. Feston golin e skuadrës derisa është duke e drejtuar ndeshjen, jep kartonë të verdhë pa […]
Gjyqtari karizmatik i Premier Leagues ka zhvilluar një kult që ka ardhur si rrjedhojë e sjelljeve të pazakonta të tij, shkruan Periskopi.
Feston golin e skuadrës derisa është duke e drejtuar ndeshjen, jep kartonë të verdhë pa shikuar fare, dhe tallet me lojtarët pasi i përjashton me të kuq – këto janë vetëm disa nga momentet spektakolare që mund t’i presim nga ai sa herë që e shohim duke referuar.
Më herët këtë muaj, Dean u pa në tribuna të ndeshjes së playoffit nga Liga e Tretë angleze, ku po luante Tranmere Rovers.

Po del të jetë se Dean është fans i Tranmeres.
Sot, u zhvillua finalja e playoffit dhe, sigurisht, Dean ishte prezent në tribuna.
Tranmere luajti kundër Newport County për një vend në Ligë të Dytë dhe arriti të triumfojë falë një goli të vonshëm nga Connor Jennings, në pjesën e dytë të vazhdimeve.
Fansat e Tranmeres ishin në ekstazë, por Dean vodhi spektaklin duke u ngritur nga ulësja dhe duke festuar me pasion.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Mike Dean can’t believe it ?
Tranmere Rovers have been promoted to League One! ???pic.twitter.com/CeBFkvR2ay
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) May 25, 2019












