Messi ecën vetë, Barcelona e la ‘Pleshtin’ të vetmuar në Anfield

Messi ecën vetë, Barcelona e la ‘Pleshtin’ të vetmuar në Anfield

Pasi e përjetoi një tronditje të thellë në “Anfield”, Lionel Messi nuk e pati mundësinë të largohet nga stadiumi i Liverpoolit me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, pasi që ai u ndal për testet kundër dopingut. Këtë sezon, Lionel Messi shpresonte se do të kthehet në kulmin e piramidës së futbollit, duke e fituar tripletën […]

Pasi e përjetoi një tronditje të thellë në “Anfield”, Lionel Messi nuk e pati mundësinë të largohet nga stadiumi i Liverpoolit me bashkëlojtarët e tij të Barcelonës, pasi që ai u ndal për testet kundër dopingut.

Këtë sezon, Lionel Messi shpresonte se do të kthehet në kulmin e piramidës së futbollit, duke e fituar tripletën me Barcelonën. Por, kjo ëndërr ka marrë fund tani, pasi që Barcelona dështoi në testin kundër Liverpoolit.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për argjentinasin, i cili u la në Anfield nga autobusi i ekipit të Barcelonës. Sipas emisionit televiziv spanjoll, El Chiringuito, Messi u mbajt në Liverpool për t’i kryer testet kundër dopingut.

Barcelona nuk ishte në humor të mirë për ta pritur argjentinasin dhe për këtë arsye lojtarët e tjerë u larguan menjëherë drejt aeroportit, ndërsa ylli i skuadrës u detyrua të bëjë plane të tjera për t’u kthyer në Barcelonë.

Se sa i zhgënjyer ishte Messi me rezultatin e ndeshjes ishte e vërejtshme edhe nga fytyra e tij, përderisa po kalonte rreth gazetarëve.

La cara de Leo Messi al pasar por la zona mixta de Anfield. @ellarguero pic.twitter.com/NVrz8DG8Zm

— Adrià Albets (@AdriaAlbets) May 7, 2019

Lojtari që i bën testet kundër dopingut zgjidhet në mënyrë rastësore nga të dy skuadrat që u përballen në ndonjë ndeshje.

Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova