Messi Alpin kundër Messit origjinal – kush shkëlqen sonte në Anfield?

Messi Alpin kundër Messit origjinal – kush shkëlqen sonte në Anfield?

Liverpooli sonte e pret Barcelonën në Anfield për ta zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve Ndeshje tejet interesante do të luhet në Anfield me Liverpoolin që do të kërkojë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, ku Barcelona fitoi 3-0, raporton Periskopi. ?? ALLEZ, ALLEZ, ALLEZ ?? Big challenge ahead […]

Liverpooli sonte e pret Barcelonën në Anfield për ta zhvilluar ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ndeshje tejet interesante do të luhet në Anfield me Liverpoolin që do të kërkojë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, ku Barcelona fitoi 3-0, raporton Periskopi.

?? ALLEZ, ALLEZ, ALLEZ ??

Big challenge ahead tonight. We never stop. We never quit ?#ThisMeansMore pic.twitter.com/rcP91pFngg

— Liverpool FC (@LFC) May 7, 2019

Xherdan Shaqiri pritet të jetë titullar për këtë takim pasi te Liverpooli do të mungojnë Mo Salah dhe Roberto Firmino shkaku i lëndimeve.

Ylli nga Zhegra ditë më parë në Premier Ligë dhuroi një asist fantastik për Origin në fitoren 3-2 të Liverpoolit ndaj Neëcastle, me The Reds që akoma janë në garë për titull, por që City është favorit absolut kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u luajtur.

Image result for xherdan shaqiri mo salah

Jurgen Klopp është kritikuar me të madhe nga tifozët e Liverpoolit për mosaktivizimit e Shaqirit në muajt e fundit, por sonte ylli shqiptar do të jetë në fushë nga minuta e parë, pasi tekniku gjerman nuk e ka në dispozicion Salahun dhe Firminon.

Shaqirit dikur iu referoheshin si Messi Alpin, derisa sot ai do të përballet me Messin origjinal, i cili javën e kaluar shënoi dy gola kundër Liverpoolit në Camp Nou, goli i dyti ishte thjesht kryeveper.

Image result for xherdan shaqiri leo messi

Në të kaluarën Messi dhe Shaqiri janë përballur në ndeshje ndërkombëtare, me argjentinasin që kishte dalë triumfues në fund.

27 vjeçari nga Zhegra e ka mundësinë e artë që edhe një herë t’i tregojë Kloppit se ka gabuar që nuk e ka inkuadruar atë në fushë në muajt e fundit.

Në anën tjetër, të gjithë e dimë se sa i mirë është Leo Messi dhe sa krucial di të jetë në këso lloj ndeshjesh. E dëshmoi në ndeshjen e parë ku edhe realizoi dy gola.

Pra, sonte me fillim nga ora 21:00 bota e futbollit dhe jo vetëm do t’i ketë sytë nga Anfield ku dy skuadrat me futbollit më atraktiv në botë do të kërkojnë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve.

Vështirë, por jo e pamundur, një shqiptar mund ta udhëheq Liverpoolin drejt një natë të madhe sonte në Anfield. Të presim dhe të shohim se cili Messi do ta ketë fjalën e fundit, ai Alpin apo origjinali. /Periskopi/

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin