Mediet serbe nisin fushatë të egër kundër Eliot Engel: Ai paguhet shumë për Kosovën

Mediet serbe nisin fushatë të egër kundër Eliot Engel: Ai paguhet shumë për Kosovën

Me ftesë të kongresmenit demokrat, Elito Engel, ishte organizuar një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, për krimet serbe të kryera në Kosovë. Aty kanë folur ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Vasfije Krasniqi-Goodman e cila kishte rrëfyer për tmerrin e përjetuar nga ushtria serbe. Në atë seancë gjerë e gjatë ishin përmendur të gjitha krimet serbe të […]

Në atë seancë gjerë e gjatë ishin përmendur të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë, e ndërkohë kishte pasur edhe reagime të kongresmenëve tjerë amerikanë të cilët i kishin quajtur serbët ‘mbeturina’, dhe kishin shprehur protestën e tyre se si askush nuk i dënon ata.

E duke se kjo gjë iu ka penguar shumë mediave serbe të cilat kanë nisur një fushatë të egër kundër Eliot Engel, duke thënë se ai paguhet shumë, për gjithçka që e bën për Kosovën.

“Engel është i paguar shumë për shërbimet e tij dhe kontributin e çështjes shqiptare të Kosovës, dhe ne kemi zbuluar se si shkaku i parave një kongresmen amerikan nga New Yorku është shndërruar në një lojtar të përkryer në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës”, pretendon ‘blici’ serb.

Në këtë shkrim të tyre ata përmendin deklaratën e Engel të bërë gjatë seancës dëgjimore në Kongres “ Krimet e Luftës në Kosovë, në kërkim të drejtësisë”, që u mbajt me 30 prill,  ku ai ka thënë se e mbanë në zyrën e tij fotografinë e shtëpive të djegura në  Kosovës, e cila i kujton çdo ditë se sa shumë nevojitet të bëhet për çështjen e Kosovës.

Në këtë  shkrim propagandues të ‘Blicit’ serb kundër Engel, përmendet edhe një deklaratë e bërë nga Ivica Daçiq i cili kishte deklaruar se Engel është një “lobues i çështjes shqiptare, i cili merr para nga shqiptarët’.

Ndër të tjera ata thonë që Engel ka edhe raporte të mira me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Popullariteti i jep atij një mundësi të madhe komunikimi me spektrin politik në Kosovë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi”, thuhet në këtë shkrim.

Ndër të tjera pretendohet se ai ka pasur intervenime edhe gjatë kohës kur Haradinaj ishte arrestuar në Francë.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot