Mediet italiane po e lidhin Shaqirin me një rikthim befasues në Serie A

Xherdan Shaqiri ka shumë gjasa të largohet nga Liverpooli pas vetëm 12 muajve në “Anfield”. Pavarësisht se kosovari ka impresionuar sa herë që i është ofruar mundësia nga Jurgen Klopp, mediet nga Anglia raportojnë se largimi i tij është shumë i mundshëm të ndodh, shkruan Periskopi. Shaqa iu bashkua Stoke CItyt vitin e kaluar, dhe […]
Xherdan Shaqiri ka shumë gjasa të largohet nga Liverpooli pas vetëm 12 muajve në “Anfield”.
Pavarësisht se kosovari ka impresionuar sa herë që i është ofruar mundësia nga Jurgen Klopp, mediet nga Anglia raportojnë se largimi i tij është shumë i mundshëm të ndodh, shkruan Periskopi.
Shaqa iu bashkua Stoke CItyt vitin e kaluar, dhe ka shënuar gjashtë gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Tani, “Calciomercato.com” nga Italia shkruan se, nëse lojtari largohet, atëherë Interi do të bënte lëvizje për të.
“Zikaltërit” po e konsiderojnë atë si zëvendësues të Ivan Perisicit, i cili me shumë gjasë mund të ndërrojë ambient këtë afat kalimtar.
Kujtojmë se Shaqiri kishte qenë pjesë e Interit nga janari deri në qershor të vitit 2015, nga ku iu bashkua Stoke Cityt. /Periskopi.com/












