Mediat serbe: Në listën e 46 të arrestuarve në veri, të përfshirë edhe dy anëtarë të EULEX’it

Mediat serbe: Në listën e 46 të arrestuarve në veri, të përfshirë edhe dy anëtarë të EULEX’it

Mediet në Serbi raportojnë në listën e 46 të arrestuarve në veri gjatë aksionit të Policisë, janë përfshirë edhe dy anëtarë të misionit të EULEX’it në Kosovë. Sipas raportimeve të medieve serbe, të cilat bazohen në burime anonime brenda ambasadave e misionit të EULEX’it në Kosovë, në listën prej 46 personave ka policë dhe civilë […]

Sipas raportimeve të medieve serbe, të cilat bazohen në burime anonime brenda ambasadave e misionit të EULEX’it në Kosovë, në listën prej 46 personave ka policë dhe civilë të nacionalitetit serb, shqiptar dhe boshnjak.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, të dyshuarit ishin në listë bashkë  me të gjithë emrat e atyre që dyshoheshin për kontrabandë, shpërdorim detyre, pranim ryshfeti e korrupsion.

Nga 46 të dyshuarit, 25 janë serbë, 20 prej të cilëve janë zyrtarë policor që i përkasin njësive të ndryshme dhe pesë civilë e pronarë të kompanive. Ndërsa 21 të tjerë janë shqiptarë dhe boshnjak.

Duke iu referuar burimeve anonime nga një prej ambasadave më me ndikim në Prishtinë dhe një zyrtari të lartë të EULEX’it, bëhet e ditur se hetimi ndaj policëve ka filluar vitin e kaluar.

Zyrtarët policorë, përfshirë pjesëtarë të drejtorisë kufitare janë monitoruar për një vit nën dyshimin për kontrabandën e kryer në veri e në jug të Kosovës.

“Prokuroria ka gjithashtu dëshmitarë të mbrojtur nga Policia. Dëshmia e tyre lidhet për ryshfetin e një sipërmarrësi. Dy anëtarë të misionit të EULEX’it kanë marrë pjesë në të gjithë operacionin”, citojnë mediat serbe një burim të EULEX’it.

Raportohet se këta dy anëtarë flasin mirë serbisht, punojnë si civilë qe disa vite në EULEX./PERISKOPI

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik