Me kë do të ndeshet Joshua pas meçit me Andy Ruiz?

Është zbuluar një listë me tre emra të cilët mund të jenë kundërshtarë të Anthony Joshuas më vonë këtë vit, pas meçit kundër Andy Ruiz. Joshua do ta ketë rastin t’i mbrojë tre titujt e tij në peshat e rënda në “Madison Square Garden” këtë fundjavë, me fansat që dëshirojnë ta dinë kundërshtarin e ardhshëm […]
Është zbuluar një listë me tre emra të cilët mund të jenë kundërshtarë të Anthony Joshuas më vonë këtë vit, pas meçit kundër Andy Ruiz.
Joshua do ta ketë rastin t’i mbrojë tre titujt e tij në peshat e rënda në “Madison Square Garden” këtë fundjavë, me fansat që dëshirojnë ta dinë kundërshtarin e ardhshëm të britanikut.
Eddie Hearn zbuloi emrat, duke thënë se Joshua mund të përballet me Oleksandr Usyk, Kubrat Pulev dhe Dillian Whyte, nëse mposht Ruizin këtë fundjavë.
Pra, duket se fansat do të duhet të presin edhe më gjatë për meçin e shumëpërfolur kundër Tyson Furyt ose Deontay Wilderit. /Periskopi.com/












