Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj “Currit” dhe të tjerëve

Mbetet ne fuqi masa e paraburgimit ndaj “Currit” dhe të tjerëve

  Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Adil Thaçit dhe Mentor Maqanit. Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mbetet në fuqi dhe të ndaluarit do të mbesin […]

 

Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurve Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Ilir Bojkut, Adil Thaçit dhe Mentor Maqanit.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë mbetet në fuqi dhe të ndaluarit do të mbesin në paraburgim deri më 20 qershor.

Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale “Fajde” , “Detyrim” si dhe “Mashtrim”.

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, në kuptim të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Kjo ngase ekziston dyshimi i bazuar se e kanë kryer veprën penale për të cilën po dyshohen, ndërsa ka arsye për të besuar se ata mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo do të mund ta përsërisin veprën penale.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj