Man United ofertë për mbrojtësin e PL pasi mposhtet në garën për De Ligt

Manchester United është i bindur se Matthijs de Ligt do të nënshkruajë me Barcelonën. Mbrojtësi i Ajaxit është një prej qendër-mbrojtësve më të mirë në Evropë, me Unitedin dhe Manchester Cityn që janë në mesin e klubeve që po shpresojnë ta transferojnë, transmeton Periskopi. Por Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka pranuar se 19-vjeçari do […]
Mbrojtësi i Ajaxit është një prej qendër-mbrojtësve më të mirë në Evropë, me Unitedin dhe Manchester Cityn që janë në mesin e klubeve që po shpresojnë ta transferojnë, transmeton Periskopi.
Por Ole Gunnar Solskjaer tashmë e ka pranuar se 19-vjeçari do t’i bashkohet Barçës në “Camp Nou” gjatë këtij afati kalimtar.
Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme, “Standard” raporton se Unitedi e kishte kuptuar dy muaj më parë se De Ligt është i pakapshëm.
Solskjaer dëshiron ta përforcojë mbrojtjen dhe po përgatitë një ofertë të re për Harry Maguiren e Leicester Cityt.
![]()
Dështimi për ta transferuar De Ligtin është dëshmi për vështirësitë që e presin norvegjezin këtë afat kalimtar, pasi dështoi të sigurojë një vend që dërgon në Champions League. /Periskopi.com/












