Lucas Moura bëhet vetëm lojtari i dhjetë në histori që vlerësohet me këtë notë pas ndeshjes mbrëmë

Të arrish në finale të Champions Leagues, pa transferuar asnjë lojtar në verën e mëparshme, është arritje e jashtëzakonshme. Dhe saktësisht këtë e bëri Tottenhami mbrëmë. Mauricio Pochettino nuk e ka përforcuar skuadrën me asnjë lojtar në dy afatet e fundit kalimtare por, pavarësisht kësaj, arriti që të sigurojë top katërshen në Premier League këtë […]
Dhe saktësisht këtë e bëri Tottenhami mbrëmë.
Mauricio Pochettino nuk e ka përforcuar skuadrën me asnjë lojtar në dy afatet e fundit kalimtare por, pavarësisht kësaj, arriti që të sigurojë top katërshen në Premier League këtë sezon dhe të kalojë në finale të kompeticionit më prestigjioz evropian, transmeton Periskopi.
Në fakt, transferimi i tyre i fundit është Lucas Moura.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit më 2018, Moura iu bashkua Spurs nga Paris Sanit-Germaini për 25 milionë euro.
Dhe ishte pikërisht braziliani ai që i dërgoi londinezët në finale falë një hat-tricku të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë kundër Ajaxit.
Ishte një paraqitje fantastike nga anësori, i cili dhuroi një performancë të klasit borëror në mungesë të Harry Kane.
Madje, ishte një paraqitje aq e mirë e tij sa që gazeta prestigjioze franceze, ”L’Equipe” e ka vlerësuar me notën 10/10.
Lucas Moura becomes just the tenth player to receive a 10 match performance rating from @LEquipe following his hat-trick which sent Tottenham Hotspur into the @ChampionsLeague final. #THFC pic.twitter.com/e9Sdoomdi8
— Daily Hotspur (@Daily_Hotspur) May 9, 2019
Në rregull, kjo mund të mos ju duket impresive. Por Moura është vetëm lojtari i dhjetë në histori që merr vlerësim perfekt nga kjo gazetë – e cila është mjaft rigoroze – që është themeluar në vitin 1946.
Më poshtë, lista e plotë e futbollistëve që janë notuar 10/10 nga ”L’Equipe” në të kaluarën:
1. Franck Sauzee (France U21 v Greece, 1988)
2. Bruno Martini (France U21 v Greece, 1988)
3. Oleg Salenko (Russia v Cameroon, 1994)
4. Lars Windfeld (Aarhus v Nantes, 1997)
5. Lionel Messi (Barcelona v Arsenal, 2010)
6. Lionel Messi (Barcelona v Bayer Leverkusen, 2012)
7. Robert Lewandowski (Borussia Dortmund v Real Madrid, 2013)
8. Carlos Eduardo (Nice v Guingamp, 2014)
9. Neymar (Paris Saint-Germain v Dijon, 2018)
10. Dusan Tadic (Ajax v Real Madrid, 2019)












