Lot gëzimi e festë e madhe në zhveshtore të Liverpoolit – Salah ia bëri një pyetje të përçudshme Milnerit (Video)

Liverpooli mbrëmë mposhti Barcelonën 4-0 në Anfield dhe kështu përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve Liverpooli edhe një herë e dëshmoi se është mbreti i rikthimeve në futboll, shkruan Periskopi. “Të Kuqtë’ edhe pse pa Salah dhe Firmino arritën që ta mposhtin 4-0 Barcelonën dhe kështu […]
Liverpooli edhe një herë e dëshmoi se është mbreti i rikthimeve në futboll, shkruan Periskopi.
“Të Kuqtë’ edhe pse pa Salah dhe Firmino arritën që ta mposhtin 4-0 Barcelonën dhe kështu arritën në finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë me radhë.
Pas ndeshjes në zhveshtoren e Liverpoolit kishte emocione të shumta, derisa kamerat kanë kapur edhe momentin e bisedës të Salahut me Milnerin.
Salah, i cili nuk u paraqit në këtë takim shkaku i lëndimit pas fitores shkoi në zhveshtore, derisa e pyeti Milnerin nëse ai i ka rezervuar pushimet për këtë verë.
Kjo pyetje iu bë pasi sezoni përfundon këtë të dielë në Angli, por për Liverpoolin nuk vlen kjo, pasi më 1 qershor do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve. /Periskopi/.
???
Inside the dressing room at full-time with our Reds… pic.twitter.com/n8BePcDHfY
— Liverpool FC (@LFC) May 7, 2019












