Loredana nervozohet me Enver Robellin: Pse s’po qetësohesh pak?

Artistja Loredana ka ardhur në Kosovë dhe ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar gjithçka lidhur me rastin që akuzohet për mashtrim të një çifti zviceran, të cilit thuhet se ia ka marrë 900 mijë franga – raporton Periskopi. Gazetari Enver Robelli i ka bërë pyetje vazhdimisht këngëtares lidhur me rastin, por gjatë […]
Gazetari Enver Robelli i ka bërë pyetje vazhdimisht këngëtares lidhur me rastin, por gjatë tërë kohës ai është penguar nga avokatët.
Ai ka insistuar nëse Loredana ka përdorur emrin e gruas së avokatit të njohur në Zvicër, Valentin Landmann.
Raportohet se për mashtrimin që bëri në Zvicër, Loredana ka përdor emrin Ana Landmann.
Ndaj pyetjeve të Robellit, përveç avokatëve, reagoi edhe Loredana e cila duket se u nervozua.
“Pse s’po qetësohesh pak” i tha ajo Robellit.
E këtij të fundit i reagoi edhe bashkëshorti i Loredanës, Mozziku.
“Tri pyetje i bëre. Jo që pom pengon mu, po me ren të lutna”, i tha ai./PERISKOPI











