Loredana: Askujt s’i janë marrë paratë me dhunë e kërcënim, babai na ka mësuar se familja është gjithçka

Loredana: Askujt s’i janë marrë paratë me dhunë e kërcënim, babai na ka mësuar se familja është gjithçka

Këngëtarja shqiptare e cila jeton në Zvicër, Loredana Zefi në një konferencë për media ka folur lidhur me akuzat e fundit për mashtrim të një çifti zviceran, të cilëve u tha se së bashku me vëllain e saj ua kanë marrë 900 mijë franga – raporton Periskopi. Loredana para gazetarëve ka thënë se arsyeja e […]

Loredana para gazetarëve ka thënë se arsyeja e vizitës së saj në Kosovë është xhirimi i një spoti, gjë që është planifikuar shumë më herët.

Tutje, ajo ka thënë se do të vazhdojë të vijë në Kosovë, pasi s’ka arsye të fshihet.

Derisa, lidhur me rastin për të cilin akuzohet tha se parat s’janë marrë më kërcënim apo shantazh, por janë dhënë me vetëdëshirë.

“Pika e parë që është e rëndësishme me dit edhe ju. Unë jam këtu se jam tu e xhiru një spot. Ky është planfiku shumë më herët, dhe s’kemi arsye me shty atë. Jemi këtu dhe do të vazhdojmë të vijmë këtu. Do sene janë ndryshe prej atyre që janë thënë në media. Për mua është e rëndësishme ta dinë të gjithë se asnjë personi nuk i janë marrë paret me dhunë, nuk janë marrë parat me mashtrime dhe nuk janë marrë paret me kërcënim. Këto pare, nuk e di shumën, janë marrë me vullnet dhe në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë ajo.

Tutje, Loredana tregon se gjithçka filloi në vitin 2016, derisa në rast ishin përfshirë disa prej familjarëve të saj, të cilëve pretendon se u ka dalë në ndihmë.

“E dyta, ky sen ka fillu më 2016, ku unë s’kam qenë e involuar dhe s’kam ditë kurrgjë hiç për këtë rast. Unë si person nuk e di si veproni ju me familjen tuaj. Unë i kam shtatë vëllezër e dy motra. Jam rrit në një familje më të madhe. Babai na ka mësuar se kurrgjë s’është më e shtrenjtë se familja. Mundeni me qenë me mu, apo jo me mu. Mu sum intereson pse jeni shqiptarë e me kanë me mu. Nëse doni besoni se këto janë apo jo të vërteta. Rasti ka me u sqaru dhe këto fjalë kanë me ndryshu. Është e vërtet që kam dhënë deklaratë në Polici, po unë nuk kam qenë e mbyllur asnjëherë. Unë kam qenë në deklaratë, burri im më ka prit jashtë. E kam dhënë deklaratën, unë kam shku në shtëpi, e kam vazhduar jetën si zakonisht, pranë vajzës sime. Për ndryshe, seni që kam ardh këtu është me ju kallxu që paret s’janë marrë me dhunë, mashtrime apo kërcënime. Pala tjetër e ka pranuar se këtë e ka bërë me dëshirë. Këtu janë unë për pyetje tjera. Edhe avokati mundet me jap pergjigje. Është edhe burri im që ka ardh këtu veç me ju këqyr”, ka thënë ajo tutje./PERISKOPI

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot