Liverpool tregon se e pamundura s’ekziston: Shkatërrohet 4-0 Barça

Liverpooli ka bërë atë që pak e kishin pritur para kësaj nate. Ka bërë rikthimin sensacional, duke e shkatërruar Barcelonën me rezultat 4-0, për të kaluar në finale të Champions Leagues. Të gjithë e konsideronin Barcelonën si finaliste, pasi fitoi ndeshjen e parë në ”Camp Nou” me rezultat 3-0, shkruan Periskopi. Mirëpo, ”Të Kuqtë” arritën […]
Liverpooli ka bërë atë që pak e kishin pritur para kësaj nate.
Ka bërë rikthimin sensacional, duke e shkatërruar Barcelonën me rezultat 4-0, për të kaluar në finale të Champions Leagues.
Të gjithë e konsideronin Barcelonën si finaliste, pasi fitoi ndeshjen e parë në ”Camp Nou” me rezultat 3-0, shkruan Periskopi.
Mirëpo, ”Të Kuqtë” arritën të bëjnë rikthim sensacional, madje edhe më sensacional se ai në Stamboll më 2005, duke i shënuar plot katër herë gjigantit katalunas.
Football without Origi is nothing. #UCL #LIVBAR pic.twitter.com/kP06MmP7Ma
— PanditFootball.com (@panditfootball) May 7, 2019
Golat nga Divock Origi (7′, 79′) dhe Georginio Wijnaldum (54′, 56′) ia siguruan rikthimin e ëndrrave skuadrës së Jurgen Kloppit.
Ishte një ndeshje thjesht brilante. Ndeshje që vetëm dy skuadra të këtij niveli mund ta dhurojnë.
Intensiteti ishte nga një tjetër planet që nga minuta e parë e deri në minutën e fundit.
Në fund, Xherdan Shaqiri me shokë bënë atë që pak e kanë bërë.
Kujtojmë se Shaqiri luajti nga minuta e parë, para se të zëvendësohej në minutën e 90-të nga Daniel Sturridge.
Liverpooli është në finale të Champions Leagues për të dytin vit rresht.
”Të Kuqtë” tani presin fituesin e ndeshjes mes Tottenhamit dhe Ajaxit për të meësuar kundërshtarin e finales. /Periskopi.com/












