Liverpool-Barcelona: Të rejat e fundit dhe formacionet e mundshme para ndeshjes së sontme

Liverpooli pret në “Anfield” Barcelonën të martën mbrëma, në gjysmëfinalen e dytë të Champions Leagues, me fillim nga ora 21:00. “Të Kuqtë” i pret një detyrë e vështirë para vetes, pasi kanë një disavantazh prej 3-0 nga përballja e parë në “Camp Nou”, transmeton Periskopi. Në anën tjetër, Barcelona do të mundohet që ta përsërisë […]
“Të Kuqtë” i pret një detyrë e vështirë para vetes, pasi kanë një disavantazh prej 3-0 nga përballja e parë në “Camp Nou”, transmeton Periskopi.
Në anën tjetër, Barcelona do të mundohet që ta përsërisë paraqitjen e gati një jave më parë, kur falë magjisë së Lionel Messit arriti një rezultat tejet komod.
Lajm i keq për skuadrën e Jurgen Kloppit është mungesa e dy sulmuesve kryesorë, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, të cilët mungojnë për shkak të lëndimeve.

Virgil van Dijk u stërvit ndaras nga grupi në seancën e fundit para ndeshjes, por pritet të jetë i gatshëm sonte.
Barcelona, e cila pati mundësinë t’i pushojë lojtarët kryesorë për ndeshjen në La Liga kundër Celta Vigos, do të jetë pa Ousmane Dembelen.
Më poshtë, formacionet e mundshme të të dy skuadrave:
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Henderson, Milner, Wijnaldum, Mane, Sturridge.
Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, busquets, Rakitic, Vidal, Messi, Suarez, Coutinho. /Periskopi.com/












