Lajm fantastik për Arsenalin, Chelsea me një mungesë të madhe në finalen e EL

Chelsea me shumë gjasë do të jetë pa shërbimet e mesfushorit krucial, N’Golo Kante në finalen e Europa Leagues. Chelsea ndeshet me Arsenalin në finalen e kompeticionit të dytë më prestigjioz të futbollit në Evropë, të mërkurën mbrëma, në Baku të Azerbajxhanit, transmeton Periskopi. Mirëpo, “Të Kaltërit” do ta kenë të vështirë pa mesfushorin e […]
Chelsea ndeshet me Arsenalin në finalen e kompeticionit të dytë më prestigjioz të futbollit në Evropë, të mërkurën mbrëma, në Baku të Azerbajxhanit, transmeton Periskopi.
Mirëpo, “Të Kaltërit” do ta kenë të vështirë pa mesfushorin e palodhshëm francez.

Raportohet se Kante u detyrua ta përfundonte më herët seancën stërvitore të së mërkurës, pasi pësoi një dëmtim.
Ai thuhet se ka lënduar gjurin derisa është larguar nga fusha stërvitëse me dhimbje të madhe.
Përveç Kantes, Chelsea do të jetë edhe pa Antonio Rudigerin, Callum Hudson-Odoin dhe Ruben Loftus-Cheek në finale. /Periksopi.com/












