Ky është tradhtari i ri, premtoi që do të luante për Kosovën ose Shqipërinë, në fund zgjodhi Austrinë

Ky është tradhtari i ri, premtoi që do të luante për Kosovën ose Shqipërinë, në fund zgjodhi Austrinë

Albert Vallci përfundimisht ka zgjedhur që ta përfaqësojë Austrinë në arenën ndërkombëtare Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallci është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Austrisë, raporton Periskopi. 23 vjeçari me origjinë shqiptare nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë muaj më parë kur kishte premtuar se do të luante ose për Kosovën ose […]

Mbrojtësi i Salzburgut, Albert Vallci është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Austrisë, raporton Periskopi.

23 vjeçari me origjinë shqiptare nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë muaj më parë kur kishte premtuar se do të luante ose për Kosovën ose për Shqipërinë.

FFK-ja dhe FSHF-ja kërkuan me ngulm Vallcin, i cili pati një sezon fantastik me Salzburgun, por në fund ai refuzoi të dyjat dhe zgjodhi që të luante për Austrinë.

“Kosova dhe Shqipëria më kanë kërkuar. Teorikisht, do të luaj për njërën nga këto dy ekipe kombëtare” – kështu kishte thënë Vallci për “Sky Sport Austria” muaj më parë.

Madje, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka shkuar për ta përcjellur nga afër një ndeshje të tij dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë lojtari.

“Ai[Challandes] ishte në Austri në një ndeshje tonën dhe më ka shikuar.

“Për mua, është e vështirë të marr një vendim të shpejtë. Për momentin dua të koncentrohem te Salzburgu deri në fund të sezonit dhe më pas do të shohim,”.

E në fund të sezonit Alberti mori vendimin për të luajtur për Austrinë dhe jo për Kosovën ose Shqipërinë.

Vallci llogaritet si njëri nga lojtarët më me perspektivë në Austri, derisa ka kontratë me Salzburgun deri më 2022. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova