Kur panika tejkalon kufijtë: Nuk ka shofer për ambulancë, mjeku detyrohet ta vozisë lojtarin e lënduar

Në ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit në “Fadil Vokrri”, takimi është ndalur për dhjetë minuta pasi Valmir Veliaj i skuadrës kryeqytetase pësoi një dëmtim të rëndë, shkruan Periskopi. Veliaj u përplas me Diar Miftarajn e Prishtinës në një duel, derisa mbeti i shtrirë në agoni, me stafin mjekësor që u desh të intervenonte me shpejtësi. […]
Veliaj u përplas me Diar Miftarajn e Prishtinës në një duel, derisa mbeti i shtrirë në agoni, me stafin mjekësor që u desh të intervenonte me shpejtësi.

Ambulanca u kërkua të futej në fushë, por si duket shoferi mungonte.
Në një moment paniku, pamjet e mëposhtme tregojnë një moskoordinim të personelit, derisa mjeku detyrohet në fund që ta vozisë automjetin.
Indeksonline ka publikuar pamje nga momenti. /Periskopi.com/












