Kundërshtari i ardhshëm i Joshuas tregon aftësi të frikshme në stërvitje para meçit

Andy Ruiz Jr e ka bërë të qartë se nuk duhet të dyshojmë në aftësitë e tij për shkak të fizikut, pasi postoi një video impresive stërvitëse para meçit të madh në fundjavë kundër Anthony Joshuas. Meksikani, i cili ka bilanc 32-1-0, është zëvendësues i vonshëm i kundërshtarit fillestar të Joshuas, Jarrell Miller, i cili […]
Andy Ruiz Jr e ka bërë të qartë se nuk duhet të dyshojmë në aftësitë e tij për shkak të fizikut, pasi postoi një video impresive stërvitëse para meçit të madh në fundjavë kundër Anthony Joshuas.
Meksikani, i cili ka bilanc 32-1-0, është zëvendësues i vonshëm i kundërshtarit fillestar të Joshuas, Jarrell Miller, i cili rezultoi pozitiv në një test për drogë në prill.
Ruiz Jr është kritikuar shumë për fizikun e tij para meçit më 1 qershor, por ai ia ka dëshmuar të kundërtën atyre që po dyshojnë në të.
Është publikuar një video në llogarinë e tij zyrtare në “YouTube” ku hedhet në pah shpejtësia e jashtëzakonshme e tij. /Periskopi.com/












