Kuka ia bën bajat deklaratën Bërnabiqit me një foto të Majlindës: Qekjo zana e maleve është kampione olimpike

Deklarata e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, ku thotë se kosovarët janë njerëz të ardhur nga mali ka ngjallur shumë reagime në vendin tonë E për këtë deklaratë raciste të Bërnabiqit ka reaguar edhe trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, shkruan Periskopi. Driton Kuka ka postuar në Facebook një foto të Majlindës ku shihet duke […]
E për këtë deklaratë raciste të Bërnabiqit ka reaguar edhe trajneri më i suksesshëm kosovar, Driton Kuka, shkruan Periskopi.
Driton Kuka ka postuar në Facebook një foto të Majlindës ku shihet duke stërvitur si dhe ia ka kujtuar znj.Bërnabiq se sa e suksesshme është ajo.
“Stërvitje nëpër malet e bukura që i kemi në trojet tona ??????
Qekjo Zana e maleve është hiç ma pak se
3X European Champion [Kampione Evropiane]
2x World Champion [Kampione e Botës]
1X Olympic Champion [Kampione Olimpike] ” shkruan Kuka në Facebook. /Periskopi/












