Kryeshefi kërkon ndihmën e politikës për ta shpëtuar Telekomin, paralajmëron edhe protesta

Kryeshefi kërkon ndihmën e politikës për ta shpëtuar Telekomin, paralajmëron edhe protesta

Bedri Istrefi, kryeshef ekzekutiv i Telekomit, ka kërkuar ndihmën e politikës, pozitës e opozitës, që të ndërmarrin hapa për shpëtimin e Telekomit, derisa ka paralajmëruar edhe protesta për shkak të kuaj krize. “Javën e kaluar kemi marrë një njoftim për ekzekutim të përmbaruesit që është një vlerë prej 25.9 milionë euro, që për momentin është […]

“Javën e kaluar kemi marrë një njoftim për ekzekutim të përmbaruesit që është një vlerë prej 25.9 milionë euro, që për momentin është e papërballueshme për Telekomin, dhe duhet të gjejmë bashëkrisht një zgjidhje me Qeverinë që ta përmbyllim këtë çështje. Është një obligim financiar që doemos duhet t’i gjendet një zgjidhje”, ka thënë Istrefi në “Express Intervistën” në KTV.

Ai thotë se janë drejtuar te institucionet e Kosovës në mënyrë që të mos lejohet ky ekzekutim i përmbaruesit.

“Qeveria ka qenë e njoftuar për vendimin e Arbitrazhit dhe tani kemi ardhur në përfundim të kësaj situate. Në rast se kjo ekzekutohet te përmbaruesi atëherë pasojat do të jenë të mëdha. Ka pasur një gatishmëri nga kryeministri që të bëjmë në zgjidhje. Kemi kërkuar edhe një mirëkuptim nga ana e Z-Mobile që të mos e ekzekutojë në këtë kohë”, ka thënë Itrefi.

Sipas tij stabiliteti mund t’i kthehet Telekomit, përmes tri projekteve që ai i shpjegon.

“Momentin kur e kam marr pozitën e kryeshefit, kemi caktuar targetin për të cilat mund të rregullojmë problemet e Telekomit dhe të krijojmë stabilitet. Që tre vite jemi pa mirëmbajtje të sistemeve operative teknike dhe si e tillë ka ardhë deri te një degradim shumë i madh i shërbimeve. Duke e parë rëndësinë e kësaj kemi kërkuar një mbështetje financiare nga Qeveria që të arrijmë të realizojmë këtë kontratë, e cila ka mundësi që të sjellë stabilitet. E në të njëjtën kohë kemi kërkuar implementimin e ‘kodit shtetëror’ dhe projekti tjetër është Ligji i përgjimit ligjor”, ka thënë Istrefi, gjersa ka shtuar se këto janë tri projekte të ndara që mund ta rikthejnë stabilitetin e Telekomit.

Ai thotë se teknologjia është zhvilluar shumë, “e neve na duhet t’i bëjmë disa ndryshime të pajisjeve brenda kompanisë”.

Tutje Istrefi ka folur edhe për punësimet në Telekom.

“Një pjesë bukur të madhe të stafit i kemi gjet aty. Kemi targetuar se është e domosdoshme që të ketë të punësuar në pilotprojekte. E në të njëjtën kohë kemi marrë vendim që të mos ketë punësime, e që të ketë edhe shkurtime të pagave. Aq sa kemi pas mundësi kemi marrë vendime që të ndalim shpenzimet shtesë”, ka thënë Istrefi.

Tutje ai thotë se kanë propozuar një projekt me skemë pensionale të parakohshme që do të zgogëlonte numrin e punëtorëve.

“Duke pas parasysh moshën mesatare, kemi sjellë edhe një projekt për skemën pensionale të parakohshme. Rreth 600 punëtorë mund të shkojnë në pension brenda dy vitesh përmes kësaj skeme pensionale, dhe ka edhe gatishmëri”, ka thënë ai.

Istrefi ka shtuar se para Komisionit Hetimor kemi kërkuar që të kemi më shumë kohë që të ofrojmë të dhënat për 20 vitet e fundit. Ne jemi të gatshëm që të ofrojmë të gjitha të dhënat që të gjendet fajtori për këtë gjendje të Telekomit.

“Nuk mund të ndërpritet një kontratë, pasi pasojat mund të jenë më të rënda. Fati më i madh është se të gjitha këto kontrata janë dërguar në organet e drejtësisë. Tani ka një proces hetimor. Kam kërkuar që politika, institucionet që të mobilizohen dhe të kthejnë vëmendjen në Telekom. Hajdeni të bashkëpunojmë të krijojmë debate profesionale, jo politike, që ta shpëtojmë kompaninë”, ka thënë Istrefi.

Tutje ai ka paralajmëruar edhe protesta.

“Do të luaj rolin e sindikalistit, nuk jam hipotekë e politikës. Kam bërë thirrje që të kthejnë institucionet vëmendjen dhe të bëjmë një zgjidhje solide, në të kundërtën do të dalim në rrugë. Po mendoj se është momenti i duhur. Sot po rrezikohet aseti e prona e Qeverisë së Kosovës. Si pasojë e dhënies së dividentës na është ndaluar investimet kapitale, e si pasojë e kësaj është krijuar kjo gjendje. Besoj se Komisioni Hetimor do ta kryejë punën e vet, dhe nuk do ta shfrytëzojnë për interesa të tyre partiake, por për të mirën e qytetarëve”, është shprehur Istrefi.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik