Krejt çka tha Veseli në intervistën ekskluzive për Periskopin (Video)

Krejt çka tha Veseli në intervistën ekskluzive për Periskopin (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë ekskluzive për Periskopin, ka treguar se si do të inciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë. Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, përkatësisht ditën e hënë, ku për të enjten, do të caktohet seancë për këtë […]

Ai ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, përkatësisht ditën e hënë, ku për të enjten, do të caktohet seancë për këtë çështje.

Veseli ka thënë se Tribunali për gjenocidin serb do të ndodhë dhe se tashmë kanë nisur hapat e parë përë këtë.

“Që në ditën e hënë unë do ta thërras një mbledhje të kryesisë së Kuvendit në mënyrë që ta kemi ditën e  enjte një seancë të Kuvendit për inicimin e kësaj Gjykatë Ndërkombëtare, ritheksoj edhe një herë, inicimin inicion edhe një herë, Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb të kryer mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, mbi shqiptarët”, ka thënë Veseli në intervistën për Periskopin.

“Do të fillojmë fazën e parë, themelimin e një Komisioni shtetëror ku do të jetë përfaqësimi i të gjitha grupeve politike, shoqatat, institucionet relevante, ato të gjyqësisë, edhe të policisë, prokuroria, gjyqësia edhe policia, në mënyrën që të vazhdojmë pas kësaj faze të inicimit, ku do të jenë edhe grupet të cilat do të merren, t’ia lëmë edhe profesionistëve, me çështjet e dokumentimit, marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë fazën e dytë që është shumë e rëndësishme: dokumentimi. Edhe faza e tretë është Tribunali Ndërkombëtar”, ka thënë Veseli në intervistë.

Ai po ashtu, eksluzivisht për Periskopin, ka treguar se ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit dhe Memoriali i shqiptarëve të dëbuar nga serbët gjatë luftës në Kosovë.

“Do të propozoj Muzeun e Gjenocidit,  i cili do të ndërtohet në Prishtimë, mrena në Prishtine. Por të jem më specifik, do t’i propozoj Kuvendit të Kosovës, që prona që është te Tjegullorja në Prishtinë, janë disa hektarë, të transofrmohen në Muze të Gjenocidit, ku do të vehen të gjitha dëshmitë, eksponatet që do të dëshmojnë gjenocidin që është bërë në zemër të Evropës”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar edhe për Memorialin në shenjë kujtimi për të dëbuarit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

“Do ta kemi poashtu Memorialin, përkatësisht vendin e të dëbuarve, do ta propozoj stacionin e trenit në Prishtinë, ku i kanë bartur njerëzit si  në kohën e Holokaustit, bashkëqytetarët tanë i kanë dëbuar”, ka thënë ai.

Veseli gjatë kësaj interviste ka folur edhe për lajmin e publikuar në media, se ai ishte ftuar nga Gjykata Speciale javën e kaluar dhe kishte shkuar atje.

“Më duket se lajmi është publikuar sa kam qenë në ajër. Nuk kam qenë i ftuar kjo është cka është kryesore nga Gjykata Speciale. Edhe pse unë kam thanë, e thash edhe më herët, ne do t’i përgjigjemi cdo sfide, keni parasysh, por, nuk ka pasur ftesë, nuk kam ditë asgjë të jem shumë i sinqertë. Unë kam zbritur nga avioni, kam qenë nga zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli në intervistë për Periskopin.

Veseli ka thënë se në momentin që do të kishte ftesë nga Gjykata Speciale, do ta bënte publike.

“Më ka bë përshtypje negative, po ta them drejt, sikurse isha duke folë, pas një konference që kisha këtu për Tribunalin Ndërkombëtar për krime lufte. Sidoqë të jetë, në momentin kur të merret cdo ftesë nga Gjykata Speciale, duhet të bëhet publike, unë do ta bëj publike”, ka thënë Veseli

Kryetari i PDK-së dhe kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se partia e tij është e para në sondazhe.

Ai thotë se LDK është e dyta.

“Me sondazhe po qëndrojmë shumë mirë. Jemi bindshëm të parët edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.  Janë spekulime të gjitha të tjerat. Lidhja Demokratike e Kosovës, janë partia e dytë, munden me u nervozu partitë të tjera, por jemi bindshëm të parët. Me këtë proces, nuk do të lejoj të fyhen figura të PDK-së, që kanë probleme me ligjin, do të përballen me ligjin. Nuk kam me leju me bartë përgjegjësi njerëzit e korrptuar”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se ‘do të flasë në momentin e duhur’ lidhur me deklarimet se zyrtari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës, të cilën e ka udhëhequr Veseli.

Në intervistën për Periskopin, Veseli i përgjigjet kështu kësaj pyetje:

“Pjesa e të kaluarës, kena kohë edhe kena me bisedu kena do sfida të ardhshme, kam thanë edhe një herë, kam me i ngi të tanë me SHIK. Për arsye se janë munduar shumë të keqpërdorin, të paburra e të pamoralshëm, keqbërës e zi. Do të flas në momentin kur është më adekuar, më relaksues”, thotë Veseli.

Në fund, Kryetari  i PDK’së, Kadri Veseli ka hedhur kritika ndaj partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt rreth investimeve në infrastrukturë.

Ai në një intervistë ekskluzive për Periskopin ka thënë se duhet të investohet në bujqësi e inovacion.

‘’Unë kam vërejtjet e mia, për faktin të cilat janë normale. Koalicioni do të vazhdojë deri në fund. Unë ndoshta disa gjëra i kisha bë më ndryshe. Veçanërisht fokusi duhet të jetë tek substanca, tek jeta e qytetarëve. Jo tek shpenzimet. Jemi shumë të fokusuar në shpenzime që kanë të bëjnë me infrastrukturë. Në substancë, tek fermeri, inovatori, ndërmarrësi. T’i fusim këta qindra miliona tek ata dhe të shohim se si do të jetë bumi ekonomik. Të ndalemi tek ikja e të rinjve tanë. Janë cështje pragmatike, konkrete. Kjo është politika ime’’, ka thënë Veseli./PERISKOPI/

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik