Krasniqi tregon nëse e prishin agjërimin ata që flenë gjatë ditës në Ramazan

Krasniqi tregon nëse e prishin agjërimin ata që flenë gjatë ditës në Ramazan

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka sqaruar disa dilema që kanë të bëjnë me prishjen e agjërimit. Hoxha, në këtë emision është pyetur në lidhje me ata personat që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në gjumë derisa janë […]

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka sqaruar disa dilema që kanë të bëjnë me prishjen e agjërimit.

Hoxha, në këtë emision është pyetur në lidhje me ata personat që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në gjumë derisa janë duke agjëruar Ramazanin.

“Gjumi nuk e prish Ramazanin, por nuk është mirë që mos ndjejmë urinë sepse prej urtësive të Ramazanit është të ndjejmë urinë për hatër të Zotit. Buka dhe uji janë ndër gjërat më të dashura të njeriut. Ti po i flijon ato për më të dashurin [Zotin]”, ka shpjeguar Krasniqi.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ka thënë se përmes agjërimit njeriu shijon kënaqësinë e adhurimit.

“Sikurse njeriu kur ndihmon dikë fizikisht dhe lodhet. Ai ndjehet shumë i lumtur që është bërë shkaktar të ndihmojë dikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi ka thënë se kalimi i Ramazanit në gjumë zbeh ndjenjat e urisë dhe disa ndjenja tjera për këtë arsye sipas tij nuk pëlqehet kjo gjë.

“Gjumi zbeh ndjenjat, por nuk e prishë Ramazanin”, ka thënë ndër të tjera Shefqet Krasniqi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja