Kosova U-21 mbipopullohet nga burrat me emrin Lirim (Lista)

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit. Lista përbëhet nga 25 lojtarë, kurse risitë për dallim nga grumbullimet e kaluara janë të shumta. Pjesë e listës është edhe Lirim Kastrati i Lokomotivës që vjen nga kombatëtarja A, kurse është ftuar edhe Alfred Ajdareviq, që më herët ka […]
Lista përbëhet nga 25 lojtarë, kurse risitë për dallim nga grumbullimet e kaluara janë të shumta.
Pjesë e listës është edhe Lirim Kastrati i Lokomotivës që vjen nga kombatëtarja A, kurse është ftuar edhe Alfred Ajdareviq, që më herët ka luajtur edhe me Suedinë e Shqipërinë.
Kosova luan me Andorrën në udhëtim dhe me Turqinë në stadiumin Adem Jashari.
Kombëtarja jonë e shpresave pati paraqitje mjaft të mirë në Kualifikimet e mëhershme ku luajti pa gola kundër Gjermanisë dhe ia doli që në fund të mblidhte pikë dyshifrore.
Ajo që është e veçantë në këtë listë është prezenca e tre lojtarëve me emrin Lirim, dy prej tyre madje edhe me të njëjtin mbiemër, ndërsa siç mund ta shihni ndër skuadrat e Superligës sonë që marrin pjesë në listë është edhe Liria.













