Kontrolle falas në Klinikën e Dermatologjisë gjatë qershorit

Kontrolle falas në Klinikën e Dermatologjisë gjatë qershorit

Derisa maji është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës, qershori do të jetë muaji i kontrolleve pa pagesë në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë. Kështu bën të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila thotë se maji paraqet periudhën kur mund të ketë një frekuencë të paraqitjes […]

Kështu bën të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila thotë se maji paraqet periudhën kur mund të ketë një frekuencë të paraqitjes së sëmundjeve të lëkurës.

Me qëllim të sensibilizimit, Ferizi tregon se kanë organizuar një numër të tërë aktivitetesh, të cilat fillojnë qysh sot, prej orës 12:00 deri në orën 15:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Aty, qytetarët do të mund të pyesin, të informohen dhe të orientohen nëse duhet të shkojnë tek dermatologu për kontrolle të mëtutjeshme.

Ferizi thotë për KosovaPress se këto aktivitete do të zgjasin 3 ditë dhe përfshijnë edhe trajnimin për specializantë e dermatologë të cilët duan të riaftësohen.

“Do të jemi në shesh, do të jemi së bashku me studentët dhe kolegët dermatolog, ku do të shpërndajmë disa këshilla, disa fletushka, që parandalimi është më i mirë sesa shërimi, që do të jetë ndoshta e mjaftueshme që së paku një numër i tyre, të sensibilizohet dhe të mendojnë ndoshta kanë ndonjë nishan diku dhe të shkojnë tek dermatologu. Pastaj, ditën e premte, kemi ligjëratat, prezantimet, që do të jenë së bashku. Edhe një onkolog e kemi thirrur, dr. Ekrem Hysenin, i cili do të na tregojë pak a shumë se si e kemi gjendjen në institutin tonë të onkologjisë, ku ata e vazhdojnë trajtimin”, thotë ajo.

Trajnimi që do të zhvillohet të shtunën, ku do të ligjërojë dermato-kirurgia Merita Hajdini Zeqiri nga Gjermania, për doktoreshë Ferizin ka një rëndësi të veçantë, pasi rreth 30 specializantët nga Kosova, do të kenë mundësinë që të bëjnë dermatoskopimin në mënyrë që të njohin më herët manifestimet e melanomës.

“Ditën e tretë, që është shumë me rëndësi, do të bëhet një trajnim, në atë kuptimin kemi mbledhë një numër të pacientëve, me ndryshime të dyshimta dhe do të organizojmë në Klinikën e Dermatologjisë. Do të bëhet dermatoskopimi i secilit pacient. Bashkërisht, të gjithë participantët do të shohim, do të shkëmbejnë përvojat tona dhe njëherësh do të bëjmë një trajnim për biopsitë e lëkurës, mënyrën se si merret, dhe cilat janë kriteret kryesore që të vendoset një biopsi e lëkurës”, thotë ajo.

E aktivitetet e Klinikës së Dermatologjisë nuk do të ndalen as pas të shtunës, pasi dermatologia thotë se do të organizojnë kontrolle falas për të gjithë pacientët gjatë qershorit.

Ajo porositë të gjithë qytetarët e Republikë të Kosovës, veçanërisht ata të cilët vërejnë ndryshime në nishanet e tyre, që të konsultohen me dermatologun.

“Muaji qershor, do të jetë muaji kur gjatë tërë muajit do të pranojmë pacientë të cilët kanë ndonjë nishan dhe lirisht le të paraqiten. Në pankartën, e cila do të jetë e vendosur në qytet, është numri i Klinikës së Dermatologjisë, ku do të paraqiten dhe do të jenë kontrollimet falas për tërë muajin qershor, në mënyrë që t’iu ofrojmë një kontroll fillestare për të parë nëse dikush ka diçka të dyshimtë”, deklarohet Ferizi.

Dermato-kirurgia Merita Hajdini Zeqiri, e cila ka ardhur nga Gjermania për të ndarë me kolegët nga afër përvojat e saj si specialiste e dermatologjisë, thotë se duhet t’i kushtohet rëndësi shumë e madhe parandalimit të sëmundjeve të lëkurës, posaçërisht melanomës.

Ndonëse punën e operimit e bën pa përtesë pasi kështu shëron pacientët e saj, ajo thotë se më me dëshirë njofton njerëzit nga rreziku potencial, veçanërisht tani kur numri i njerëzve të prekur nga kanceri i lëkurës është dyfishuar.

E kjo për të nuk është e vështirë, pasi përveç punës në klinikë, është edhe ligjëruese e rregullt në institucione të ndryshme gjermane, për vetëdijesimin e qytetarëve kundër kancerit të lëkurës.

“Qëllimi i këtij trajnimi është që ne së bashku t’i shkëmbejmë përvojat, bashkë me klinikën në Prishtinë. Unë për vete nuk ende të dhëna, nuk e di se sa është numri i pacientëve të prekur me melanomë, por si popull me lëkurë të bardhë, automatikisht hyjmë në grupin e pacientëve të rrezikuar, tek të cilët mundet eventualisht të zhvillohen tumore të ndryshme të lëkurës. Në Evropë, sipas statistikave, dhe sipas përvojës sime, numri i kancerit të lëkurës është dyfishuar në 5 vitet e fundit. Është një gjendje alarmuese, bëhet edhe atje shumë për vetëdijesimin e qytetarëve”, deklaron ajo.

Ajo tregon se të premten, kur edhe do të fillon trajnimi, do të fokusohen në pjesën teorike të shkëmbimit të përvojave, ndërsa të shtunën në marrjen e biopsisë së lëkurës.

“Ditën e parë, do ta prezantoj pjesën më shumë teorike, ku pjesëmarrësit do të shohin rastet e klinikës tonë, ku do të shkëmbejmë përvojat dhe do të jetë pak a shumë një ligjëratë aktive, do të më ndihmojnë dhe tregojnë se si është gjendja këtu, unë do t’iu tregoj se si është gjendja atje… Ndërsa dita e dytë, do të jetë pjesa praktike. Aty do të fokusohemi në marrjen e biopsisë së lëkurës”, shprehet ajo.

Ajo porosit për masa mbrojtëse, në mënyrë që të parandalohet kanceri i lëkurës. Këshillat e saj përfshijnë evitimin e rrezatimit të diellit prej orës 12 deri në orën 15.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja