Konfirmohet skuadra që do të luajë në Superligë nga edicioni i ardhshëm

Është konfirmuar rikthimi i Vushtrrisë në Superligën e Kosovës së futbollit nga Liga e Parë. Pavarësisht disfatës nga Dukagjini të dielën, djelmoshat e Samuel Nikajt e kanë siguruar edhe matematikisht rikthimin në top kampionatin elitar. Vushtrriasit kanë 63 pikë, tetë më shumë se Besa, e cila pozicionohet në vendin e tretë. Gjithashtu është kuptuar se […]
Është konfirmuar rikthimi i Vushtrrisë në Superligën e Kosovës së futbollit nga Liga e Parë.
Pavarësisht disfatës nga Dukagjini të dielën, djelmoshat e Samuel Nikajt e kanë siguruar edhe matematikisht rikthimin në top kampionatin elitar.
Vushtrriasit kanë 63 pikë, tetë më shumë se Besa, e cila pozicionohet në vendin e tretë.
Gjithashtu është kuptuar se festën e rikthimit Vushtrria do ta organizojë në “Ferki Aliu”, në përballjen me Ramiz Sadikun. /Periskopi.coim












