Konfirmohet data, vendi dhe ora e finales së Kupës së Kosovës

Është konfirmuar se ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll, mes Feronikelit dhe Trepçës 89, do të zhvillohet më 24 maj, nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Këto dy skuadra erdhën deri në këtë fazë pas fitoreve në gjysmëfinale kundër Ballkanit respektivisht Vëllaznimit. Feronikeli është në kërkim të triumfit për të tretën […]
Është konfirmuar se ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll, mes Feronikelit dhe Trepçës 89, do të zhvillohet më 24 maj, nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Këto dy skuadra erdhën deri në këtë fazë pas fitoreve në gjysmëfinale kundër Ballkanit respektivisht Vëllaznimit.
Feronikeli është në kërkim të triumfit për të tretën herë në këtë kompeticion, pasi e fitoi atë në vitin 2014 dhe 2015, ndërsa Trepça 89 e kërkon titullin e dytë, pas suksesit në vitin 2012. /Periskopi.com/












