Komisioni Disiplinor merr masa kundër Dritës dhe Gjilanit pas ndodhive në ndeshjet e fundit

Komisioni Disiplinor merr masa kundër Dritës dhe Gjilanit pas ndodhive në ndeshjet e fundit

Komisioni Disiplinor i garave ka marrë masa disiplinore kundër dy klubeve nga qyteti i Gjilanit dhe ndaj zyrtarëve të tyre. Për shkak të sjelljeve jo të hijshme, Skender Zuka – antar i kryesisë së Gjilanit – dhe drejtori sportiv, Sallah Sherifi janë futur në procedurë pas sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor, Kreshnik Vula në […]

Komisioni Disiplinor i garave ka marrë masa disiplinore kundër dy klubeve nga qyteti i Gjilanit dhe ndaj zyrtarëve të tyre.

Për shkak të sjelljeve jo të hijshme, Skender Zuka – antar i kryesisë së Gjilanit – dhe drejtori sportiv, Sallah Sherifi janë futur në procedurë pas sjelljeve jo sportive ndaj gjyqtarit kryesor, Kreshnik Vula në përballjen me Flamurtarin, shkruan Periskopi.

Në procedurë është futur edhe skuadra e Dritës për shkak se tifozët ‘Intelektualët’ e kanë fyer në kor skuadrën e Prishtinës.

Më poshtë, vendimet e Komisionit Disiplinor:

KF “DRITA” nga Gjilani , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje të gabuara të spektatorëve të ekipit të tyre (fyerje në kor drejtuar ekipit kundërshtar konkretisht minutat ; 63 dhe 93) në ndeshjen e javës së ; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Drita” nga Gjilani lidhur me rastin ( personi për siguri dhe ai zyrtar për atë ndeshje). Afati datë 10.05.2019.

KF “GJILANI” nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; minuta e 63, hyrje e dy tifozëve në fushën e lojës për ti sulmuar gjyqtaret, kurse pas përfundimit të ndeshjes në hyrje për deshatore pati fyerje, ofendime, sharje dhe sulm në gjyqtarët e takimit). Bazuar në Rregulloren disiplinore paragrafi 1 pika 1 i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës . Kërkohen deklaratat plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Gjilani” nga Gjilani lidhur me rastin (personi për siguri dhe zyrtari i ndeshjes). Afati datë 10.05.2019.

SKENDER ZUKA; anëtar i kryesisë së klubit të futbollit “GJILANI” nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për sjellje të gabuara (raporti i supervëzhguesit; sulm fizik në gjyqtarë pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1 ; PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve zyrtare lidhur me organizimin e ndeshjeve të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Skender Zuka, afati datë 10.05.2019.

SALLAH SHERIFI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XXX-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 05.05.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan. Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 32 paragrafi 1; PEZULLOHET; pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri në pezullim Sallah Sherifi. Afati datë 10.05.2019.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova