Klopp te Juventusi? Tekniku gjerman ka një përgjigje të prerë për ‘Zonjën e Vjetër’

Juventusi është duke e kërkuar pasardhësin e Massimiliano Allegrit dhe njëri nga emrat e përfolur ditëve të fundit është ai i Jurgen Kloppit Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli edhe pse thotë se Italia është një vend i bukur, shkruan Periskopi. Juve po kërkon një trajner të ri dhe në listën […]
Jurgen Klopp nuk e ka ndërmend të largohet nga Liverpooli edhe pse thotë se Italia është një vend i bukur, shkruan Periskopi.
Juve po kërkon një trajner të ri dhe në listën e dëshirave është edhe Klopp, por gjermani iu është përgjigjur menjëherë këtyre spekulimeve.
“Të gjitha zërat që i dëgjoj këto ditë janë të pakuptimta. Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk do të largohem kurrë nga Liverpooli. Nuk kam asnjë arsye. Italia është vend i bukur, Seria A është e bukur, këtë e di,” ka thënë Klopp.
Tutje, Klopp ka folur edhe për finalen e Ligës së Kampionëve ku thotë se në rast të triumfit ky do të ishte momenti më i mirë në karrierën e tij.
“Të gjitha finalet janë të veçanta, do të jetë hera e tretë për mua në Ligën e Kampionëve. Do të përballemi me Totenhemin, një ekip i fortë, por ky Liverpool është gati, është ekipi më i mirë që unë sjell në fianale. Futbolli është i çuditshëm, do ta shohim si do të përfundojë. Nëse fitojmë, do të jetë momenti më i mirë i karrierës sime. Fitimi i titullit është mirë, por Champions është më mirë,” përfundoi tekniku gjerman. /Periskopi/












