Klopp shkrihet së qeshuri kur e sheh fotografinë e Shaqirit si 7 vjeçar: Mendoj se është nga Zvicra

Klopp shkrihet së qeshuri kur e sheh fotografinë e Shaqirit si 7 vjeçar: Mendoj se është nga Zvicra

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri. Klopp në një intervistë për UEFA-n, i ka shikuar fotografitë e futbollistëve të tij sa ishin të vegjël dhe ka folur për ta. Në momentin që shfaqet foto e Shaqirit si shtatë vjeçar, tekniku gjerman filloi të qeshte. Ish-trajneri i Dortmundit […]

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për yllin nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Klopp në një intervistë për UEFA-n, i ka shikuar fotografitë e futbollistëve të tij sa ishin të vegjël dhe ka folur për ta.

Në momentin që shfaqet foto e Shaqirit si shtatë vjeçar, tekniku gjerman filloi të qeshte.

Ish-trajneri i Dortmundit ka folur fjalë të mëdha për gjilanasin, duke thënë se është një futbollist i mahnitshëm dhe një ambasador i mrekullueshëm për vendin e tij.

“Mendoj se është nga Zvicra. Ai duhet të jetë Xherdan Shaqiri. Një lojtar i mahnitshëm, një ambasador i mrekullueshëm për vendin e tij, prandaj jam i lumtur që e kam këtu”, tha fillimisht Klopp.

Tutje trajneri gjerman tha se njerëzit mendojnë se i ka dhënë pak hapësira, por deklaroi se Shaqiri është një futbollist i rëndësishëm për të.

“E di se njerëzit mendojnë se nuk e kam lejuar të luaj edhe aq shumë. Me siguri se edhe ai mendon të njëjtën gjë, por Shaqiri është lojtar i rëndësishëm për ne gjatë gjithë sezonit”, përfundoi Klopp.

51-vjeçari gjerman shikonte edhe fotot tjera të futbollistëve të tij sa ishin të vogël dhe nuk mund të ndalej duke qeshur.

Kujtojmë që Liverpooli të shtunën (1 qershor) do të luaj në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

We challenged Jürgen Klopp to identify @LFC ? photos!

The result =??? #UCLfinal pic.twitter.com/eQqHKDUGSK

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 30, 2019

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova