Kjo super-pritje e Kepas kundër Frankfurtit mund të jetë gjëja më e mirë që do shihni sot

Chelsea është duke fituar me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, kundër Eintracht Frankfurtit, të enjten mbrëma, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues. “Të Kaltërit” u futën në këtë përballje pasi kishin barazuar në takimin e parë në Gjermani, derisa intervali i parë u mbyll me epërsinë e tyre, falë një goli nga […]
Chelsea është duke fituar me rezultat 1-0 pas pjesës së parë, kundër Eintracht Frankfurtit, të enjten mbrëma, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa Leagues.
“Të Kaltërit” u futën në këtë përballje pasi kishin barazuar në takimin e parë në Gjermani, derisa intervali i parë u mbyll me epërsinë e tyre, falë një goli nga Ruben Loftus-Cheek në minutën e 28-të.
Mirëpo, gjërat kanë mundur të shkonin ndryshe nëse Kepa nuk do të reagonte siç reagoi në një rast gjatë ndeshjes.
Një goditje e fuqishme nga distanca e Costas gjeti këndin e epërm të portës, por portieri spanjoll tregoi aftësi të jashtëzakonshme për ta pritur atë.
Shikoni pritjen në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
What another great save from Kepa! pic.twitter.com/s9K2v8zKpX
— CM (@CFCJorg) May 9, 2019












