Kjo gjuajtje e Federerit në French Open dëshmon se ai është thjesht shumë i fortë për të tjerët

Më herët këtë vit në Australian Open, Nick Kyrgios kritikoi Roger Federerin se po kërkonte të bënte gjuajtje për të fituar bujë – në esencë, ai po e dekurajonte yllin zvicëran që të bënte goditje ekzibicionale. Katër muaj më vonë nga ato komente, Federer e ka përsëritur të njejtin veprim, transmeton Periskopi. Pas fitores së […]
Më herët këtë vit në Australian Open, Nick Kyrgios kritikoi Roger Federerin se po kërkonte të bënte gjuajtje për të fituar bujë – në esencë, ai po e dekurajonte yllin zvicëran që të bënte goditje ekzibicionale.
Katër muaj më vonë nga ato komente, Federer e ka përsëritur të njejtin veprim, transmeton Periskopi.
Pas fitores së rehatshme 6-2, 6-4, 6-4 kundër Lorenzo Sonego në raundin e parë, Federer u ndesh me Oscar Otten në rundin tjetër të French Open.

Edhe këtë ndeshje e fitoi me lehtësi duke triumfuar 6-4, 6-3, 6-4.
Otte u mundua ta detyrojë Federerin të dilte nga pozita e tij, por ky i fundit ia tregoi vendin kundërshtarit duke fituar pikë pa shikuar.
Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/
Federer no-look shot /@rogerfederer / (info @zbikdawid @mswgrrrrl ) (?@Eurosport_RU ) pic.twitter.com/bLLzd0j9JG
— doublefault28 (@doublefault28) May 29, 2019












