Kjo është nota me të cilën u vlerësua Rashica pas asistimit fantastik kundër Hoffenheimit

Werder Bremeni arriti një fitore të vështirë 1-0 sot si mysafir i Hoffenheimit, në kuadër të javës së 33-të në Bundesligë. Johannes Eggestein shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 39-të, falë asistimit nga ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan Periskopi. Rashica startoi nga minuta e parë, duke treguar një […]
Johannes Eggestein shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 39-të, falë asistimit nga ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, shkruan Periskopi.
Rashica startoi nga minuta e parë, duke treguar një paraqitje tjetër impresive për Werderin, para se të zëvendësohej për shkak të lëndimit në minutën e 61-të.
Ai u vlerësua me notën 6.8 nga “Whoscored” pas takimit, derisa golashënuesi, Eggestein u shpall “Lojtari i Ndeshjes” me notën 7.7.
Më poshtë, vlerësimet e plota. /Periskopi.com/













