Kënga do ta vazhdojë deri në mëngjes: Pamje rrënqethëse nga ‘Anfield’ pas triumfit magjik

Ajo që ndodhi sonte në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës në ”Anfield” është për skenar filmi, zonja dhe zotërinj. Për ju që nuk e shikuat ndeshjen dhe po e lexoni këtë artikull, është vështirë t’ua përshkruajmë saktësisht në detaje ndodhitë e natës së sontme, shkruan Periskopi. Për t’i thjeshtëzuar gjërat deri në maksimum, ju themi […]
Për ju që nuk e shikuat ndeshjen dhe po e lexoni këtë artikull, është vështirë t’ua përshkruajmë saktësisht në detaje ndodhitë e natës së sontme, shkruan Periskopi.
Për t’i thjeshtëzuar gjërat deri në maksimum, ju themi se Liverpooli ka bërë rikthimin magjik dhe ka kaluar në finale duke mposhtur Barcën me rezultat 4-0, pasi përballjen e parë ”Të Kuqtë” e kishin humbur me rezultat 3-0.
Dy gola nga Gini Wijnaldum dhe dy të tjerë nga Divock Origi ia siguruan finalen Liverpoolit. Kjo është krejt çka mund të themi.
Për fund, ju ftojmë t’i shikoni pamjet e mëposhtme nga atmosfera në ”Anfield” pas asaj që ndodhi. /Periskopi.com/
Liverpool players and fans singing ‘You’ll never walk alone’ after tonight’s game..
Goosebumps ? pic.twitter.com/RttfaEb5H8
— Footy Accumulators (@FootyAccums) May 7, 2019












