Kaos në Premier Ligë: Newcastle United blihet nga sheiku familja e të cilit ka pasuri prej 118 miliardëve

Kaos në Premier Ligë: Newcastle blihet nga sheiku miliarder kushëri i sheikut të Cityt Sipas tabloidit prestigjioz britanik, The Sun, pronari aktual i Newcastle United me emrin Mike Ashley është pajtuar që ta shes ekipin e tij për 350 milionë funte te kushëriri i sheikut Mansour që e ka në pronësi Manchester Cityn. Kjo marrëveshje […]
Kaos në Premier Ligë: Newcastle blihet nga sheiku miliarder kushëri i sheikut të Cityt
Sipas tabloidit prestigjioz britanik, The Sun, pronari aktual i Newcastle United me emrin Mike Ashley është pajtuar që ta shes ekipin e tij për 350 milionë funte te kushëriri i sheikut Mansour që e ka në pronësi Manchester Cityn.
Kjo marrëveshje pritet të finalizohet para fillimit të afatit kalimtar të verës ku pritet të bëhen shpenzime marramendëse.
Biznesmeni thuhet se është i gatshëm të investojë qindra miliona në klub, duke i dhënë fund kështu një periudhe të errët me pak transferime.

Kjo do ta bënte kaos të vërtetë Premier Ligën, ku edhe ashtu ekipe të mëdha si Arsenal dhe Manchester United mbetën jashtë top 4-shes.
Me rivalitetin serioz të Newcastle Unitedit gjërat do të ndërronin edhe njëherë, siç ndërruan kur klubet aktuale të mëdha u morën në dorë nga manjatë të kamur.
Por, kush është Sheiku Khaled?
61 vjeçari është anëtar i lartë i familjes mbretërore në Abu Dhabi.
Pasuria totale e kësaj familjeje vlerësohet të jetë 118 miliardë Dollarë – dhe sheiku Khaled që po e blen Newcastle-in është një ndër biznesmenët më të suksesshëm./Periskopi












