Juventusi e përfundon sezonin me humbje nga Sampdoria

Juventusi është mposhtur në javën e fundit të edicionit 2018/19 në Serie A nga Sampdoria, me rezultat 2-0. Golin e epërsisë Samp e arriti pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me anë të Gregorie Defrel, transmeton Periskopi. Nikoqirët golin e dytë dhe të fundit e realizuan në minutën e parë të lojës shtesë, […]
Juventusi është mposhtur në javën e fundit të edicionit 2018/19 në Serie A nga Sampdoria, me rezultat 2-0.
Golin e epërsisë Samp e arriti pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, me anë të Gregorie Defrel, transmeton Periskopi.
Nikoqirët golin e dytë dhe të fundit e realizuan në minutën e parë të lojës shtesë, me anë të Gianluca Caprari, i cili shënoi në mënyrë brilante nga gjuajtja e lirë.
Pas 38 ndeshjeve, Juventusi ka grumbulluar 90 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë, Napoli. /Periskopi.com/












