Joshua: Nuk i them vetes boksier i suksesshëm pa e rrahur Wilderin

Kampioni i unifikuar i botës në boksin e kategorisë së rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se pa e mundur Deontay Wilderin për titullin WBC nuk do të ndihet se ia ka dalë mbarë në botën e boksit. Joshua do t’i mbrojë brezat IBF, WBA dhe WBO në debutimin e tij në SHBA më 1 qershor, […]

Kampioni i unifikuar i botës në boksin e kategorisë së rëndë, Anthony Joshua, ka thënë se pa e mundur Deontay Wilderin për titullin WBC nuk do të ndihet se ia ka dalë mbarë në botën e boksit.

Joshua do t’i mbrojë brezat IBF, WBA dhe WBO në debutimin e tij në SHBA më 1 qershor, në një meç në të cilin sfiduesi Ruiz Jr planifikon t’i, siç thotë, shfrytëzojë përparësitë e tij për të shkaktuar tronditje në botën e boksit.

Britaniku ka thënë për BBC se ndihet tepër energjik tashmë që ka hyrë në javën e boksit.

“Kurrë nuk jam ndier kaq energjik në një javë boksi”, tha Joshua për BBC.

Meçi i së shtunës mbrëma në Madison Square Garden nënkupton se 29-vjeçari rikthehet në ring pas plot nëntë muajve jo aktiv. Gjatë kësaj periudhe inaktiviteti bisedimet me Wilderin për një meç historik nuk kanë dhënë fryt, ku një boksier mund t’i fitojë të gjithë katër titujt në kategorinë e rëndë për herë të parë.

I pyetur nëse Nju Jorku glamuroz dhe billbordet që shfaqin emrin e tij nënkuptojnë se ai ia ka dalë në boks, Joshua tha: “Po, duket sikur ia kam dalë, por kjo do të ndodhë vetëm pasi ta kem prekur titullin e fundit me duart e mia, atëherë mund të them se ia kam dalë”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova