Jepet urdhri: Ariu i Prizrenit të vritet

Jepet urdhri: Ariu i Prizrenit të vritet

Demir Nashiq, nga Prizreni ka thënë se ai po frikësohet nga ariu, për shkak se ky i fundit është i rrezikshëm për qytetarët “Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj” tha ai në […]

“Unë bëj alpinizëm shpesh këtij, për tani nuk po guxoj. Çdo dit dal në ballkon për ta shikuar se ku po fshehët ai, shpesh e shoh edhe e fotografoj” tha ai në një intervistë për Klan Kosovën.

Ndërsa edhe shumë qytetarë janë ankuar për prezencën e këtij ariu, duke pretenduar se ai mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët të cilët luajnë në parkun “Marash”.

Njëri nga qytetarët e Prizrenit madje kanë thënë se ata kanë parë gjurmët e ariut, shumë afër parkut të lojërave të fëmijëve.

Por frikës, siç duket do t’i vijë fundi shumë shpejtë.

Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Ky ari “problematik” ia kishte ngrënë thuajse të gjithë banorëve të fshatit delet. Ariun banorët e kishin raportuar edhe në polici.

Pronari i deleve Ramell Demiri nga fshati Pousk e Prizrenit kishte pësuar një dëm në orët e mëngjesit. Behët fjalë për 28 copë dele të cilat ariu ia kishte ngrënë.

Po ashtu edhe Tusun Krasniqi nga lagja Tusus Prizren, kishte qenë në hall me ariun. Atij ju kishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë. /

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja