Ishte kapiten i Serbisë por zgjedh Kosovën – Serbët shokohen nga talenti shqiptar

Ishte kapiten i Serbisë por zgjedh Kosovën – Serbët shokohen nga talenti shqiptar

Arton Zekaj ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmoshjat nën 21-vjeç, duke refuzuar të vazhdojë të luajë për Serbinë, ku ishte edhe kapiten i këtyre grupmoshave. Talenti shqiptar ka lindur në Beograd derisa është rritur dhe krijuar si futbollist në Serbi, vend për të cilin kishte luajtur si kapiten i grupmoshave […]

Arton Zekaj ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për grupmoshjat nën 21-vjeç, duke refuzuar të vazhdojë të luajë për Serbinë, ku ishte edhe kapiten i këtyre grupmoshave.

Talenti shqiptar ka lindur në Beograd derisa është rritur dhe krijuar si futbollist në Serbi, vend për të cilin kishte luajtur si kapiten i grupmoshave nën 21-vjeç, transmeton Periskopi.

Mirëpo, 19 vjeçari së fundmi e zgjodhi Kosovën pasi nuk pati shenja se do të ftohej nga ekipi U-21 apo A i Serbisë.

Dhe, me vendimin e tij janë shokuar serbët.

Mediat e vendit fqinj kanë shkruar për një vendim, sipas tyre të pazakontë dhe të papritur.

“Futbollisti serb vendosi ta lë Serbinë. Ai e ka thënë fjalën e tij dhe e ka shokuar opinionin me vendimin për të luajtur për Kosovën”, shkruan e përditshmja serbe “Alo” në versionin e saj online.

Edhe mediat tjera serbe i kanë kushtuar rëndësi dhe hapësirë vendimit të mesfushorit defanziv të ekipit francez Lille, duke e akuzuar atë për vendimin e marrë, sipas tyre, për të luajtur për një të ashtuquajtur shtet.

Megjithatë, Kosova është bërë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s nga viti 2016 dhe i gëzon të drejtat si të gjitha vendet tjera në botë. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova